Përballja deçizive me Turqinë, futbollistët e Kombëtares U-21: Shkojmë për fitore

Në prag të takimit me Turqinë kombëtarja e 21-vjeçarëve ka zhvilluar sot konferencën e dytë për shtyp, ku para mediave u paraqitën futbollistët Kleandro Lleshi dhe Aristidi Kolaj. I pari ka qenë pjesë e të grumbulluarve edhe në Kombëtaren A nga Edy Reja për zborin e kyer një javë më parë. I pyetur për atmosferën në ekipin e parë të drejtuar nga italiani Lleshi u përgjigj:

“Më la përshtypje shumë të mirë harmonia e grupit. Ishin të lumtur, mënyra e stërvitjes, të gjithë ishin me dëshirë. Për t’u veçuar edhe mikëpritja e lojtarëve.”

Me tej futbollisti që aktivizohet me Leganes B deklaroi se shpreson që shumë shpejt të kaloj në ekipin A, ndërsa lidhur me ndeshjen me Turqinë Lleshi u shpreh:

“Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme, por kjo është decisive pasi kemi patur dy ndeshje të tjera dhe nuk kemi marrë rezultatet që duheshin.”

Besim shumë për fitoren me Turqinë kishte edhe futbollisti tjetër Aristidi Kolaj.

“Jemi një ekip shumë i bashkuar dhe do shkojmë në Turqi për fitore. Jemi shumë të përqendruar për ndeshjen.”

Pas ndeshjes me Turqinë U-21 kombëtarja e drejtuar nga Alban Bushi do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera miqësore po ndaj të njëjtit kundërshtar, Uellsit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë