Inter dhe Porto luajnë nesër në 21:00 në ndeshjen e parë të 1/8 në Champions League. Në "Giuseppe Meazza", zikaltërit kërkojnë të hedhin bazat e një kualifikimi, me trajnerin Simone Inzaghi që para mediave tregoi se kualifikimi vendoset në Portugali.
"E dimë shumë mirë rëndësinë që kanë këto ndeshje. Më kujtohen ndeshjet e vitit të kaluar me Realin dhe Liverpoolin apo këto të këtij viti me Bayernin dhe Barcelonën. Janë sfida me impenjim dhe në këtë aspekt duhet shumë mendje e mprehtë", tha fillimisht Inzaghi.
Në këtë duel, Inzaghi do të rigjejë ish-shokun e skuadrës Conceiçao dhe për të ka fjalët më pozitive.
“Do ta takoj me shumë kënaqësi. Ai ka qenë një shok i mirë dhe kemi ndarë bashkë shumë fitore te Lazio. Luan futboll fizik dhe teknik. Porto është ekip i fortë. Ka lojtarë me kualitet dhe është e organizuar si skuadër”, tha italiani.
Për Inzaghin ky kualifikim nuk do të vuloset në duelin e San Siros, por do të ketë edhe 90 minuta të tjera.
“Sigurisht që do të vendoset në 180 minuta. Megjithatë, ne jemi përpara publikut tonë dhe duam që të marrim fitoren që në këtë ndeshje. Porto ka bërë mirë ndaj skuadrave italiane në vitet e fundit, por ne duam të sigurojmë kualifikimin", tha Inzaghi para mediave.