Këtë të mërkurë në orën 21:00 do të fillojë një nga sfidat më të shumëpritura të Champions League, ajo mes Bayern Munich dhe PSG-së, e vlefshme për aktin e kthimit në fazën gjysmëfinale. Tetë ditë më parë në 'Parkun e Princave' në Paris, vendasit e PSG-së fituan 5-4 në sfidën që për shumë ishte 'ndeshja e shekullit'.
Loja sulmuese, përmbysja, rastet e shumta dhe spektakli në fushë kanë bërë që pritshmëritë për ndeshjen e sotme të jenë shumë të larta. Sot vendoset për finalistin e dytë të Champions League dhe të dyja klubet nuk kanë ndërmend të hidhen në aventurë. Me Arsenalin që pret për finalen e 30 majit në Budapest, PSG është në avantazh kundër Bayern për vetë rezultatin e ndeshjes së parë.
Paçka humbjes, Bayern Munich luan përballë tifozëve të vet dhe në çerekfinale kaluan një ekip si Real Madridi, andaj një gol diferencë nuk duhet t'i vendos në gjendje qetësie të besuarit e Luis Enriques, me PSG-në që është kampione në fuqi e turneut.
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany do duhet të bëjë pa të lënduarit Gnabry, Kiala dhe Cardozo, ndërsa Luis Enrique nuk do të ketë po për shkaqe lëndimesh Hakimin, Chevalier dhe Ndjatou. Dueli gjykohet nga arbitri portugez, Joao Pinheiro.
Formacionet e mundshme:
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Diaz, Musiala, Olise; Kane
PSG (4-3-3): Safonov; Zaire-Emery, Marquinhos, Pacho, Mendes; Neves, Vitinha, Ruiz; Doue, Kvaratskhelia, Dembele
Komente








