Situata te Real Madridi është tensionuar ndjeshëm pas humbjes befasuese ndaj Celta Vigos në La Liga, një rezultat që ka vendosur në qendër të kritikave trajnerin Xabi Alonso. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një mbledhje urgjente për të diskutuar të ardhmen e teknikut bask.

Ndeshja e Champions League ndaj Manchester Cityt të mërkurën pritet të jetë përcaktuese për fatin e Alonsos. Një tjetër paraqitje e dobët mund ta çojë Realin drejt ndryshimit në pankinë, duke qenë se humbja ndaj Celtas ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në drejtim.

Spanjë ka nisur tashmë qarkullimi i emrave që mund të zënë vendin e Alonsos te Reali nëse ndodh shkarkimi. Santiago Solari, i rikthyer shpesh në skenë si mundësi afatshkurtër. Alvaro Arbeloa, aktualisht në akademinë e Realit, i vlerësuar për punën me të rinjtë. Emri i tretë është Jurgen Klopp, emër i madh, por ende në dilemë për planet e tij pas largimit nga Liverpooli.

Emri i Zinedine Zidane është përmendur, por rikthimi i tij konsiderohet pak i mundshëm, duke qenë se francezi po pret të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas Botërorit 2026.

Trajneri i Real Madridit ka pranuar zhgënjimin për rezultatet e fundit, por ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga skuadra. “Ndeshja e së mërkurës është e rëndësishme, por është një sfidë për tre pikë si të gjitha të tjerat në Champions”, u shpreh Alonso, duke tentuar të ulte presionin.