Javë jo të mira për yllin e futbollit shqiptar. Armando Broja do e fillojë nga stoli ndeshjen kundër Liverpool. Këtë të dielë në orën 17:30 në "Craven Cottage" të Londrës, Fulham luan kundër Liverpool, me Brojën që do jetë në stol për vendasit.
Trajneri Marco Silva ende nuk po i beson një fanellë titullari 22-vjeçarit që në merkaton e dimrit la Chelsean dhe kaloi në huazim te Fulham, pikërisht për më shumë minuta.
Duket se zgjedhja nuk ka qenë e mirë për Armandon, që para Euro 2024 nuk ka minuta në këmbë. Nëse dy javë më parë ai kishte disa ndeshje në tribunë, tanimë Broja është ritkhyer në stol, por duke marrë minuta me "pikatore" dhe kryesisht në fundin e ndeshjeve.
Lojtar mediokër....
Përgjigju