Përballja me Rumaninë, De Biasi:
 Do të japim gjithçka për fitoren 

Përballja me Rumaninë, De Biasi:<br /> Do të japim gjithçka për fitoren 
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes së fundit në grup përballë Rumanisë është shprehur me nota optimiste për një rezultat pozitiv, teksa ka theksuar edhe njëherë tjetër se në dy ndeshjet e para ndëshkimi erdhi si pasojë e gabimeve.
 
Fillimisht tekniku italian që drejton kuqezinjtë ka deklaruar se përballë Rumanisë në derbin e Ballkanit nuk do të ketë ndryshime taktike në formacion, por ka kërkuar nga ekipi kujdes maksimal, pasi kundërshtari është i fortë.
 
“Nuk do të bëj ndryshime taktike në formacion përballë Rumanisë. Duhet të luajmë me qetësi dhe kujdes ndaj Rumanisë, pasi është një rival i fortë, ne synojmë maksimumin në fushë, pasi në dy ndeshjet e para jemi ndëshkuar nga gabimet tona.
 
Djemve u thash, nëse duhet të kemi një histori në këtë kampionat, atëherë duhet të bëjmë gjithçka.
 
Skuadra ka dhënë gjithçka në fushë në dy ndeshjet e para, ka nderuar kombin dhe fanellën, por na ka munguar fati, që shpresoj që ndeshjen e fundit në grup të shënojmë, sigurojmë pikët e para për të shpresuar kalimin e grupit.
 
Përballë Rumanisë na duhet të shënojmë një gol për tre pikët dhe të mos pësojmë”deklaroi ai.
 
Ndërkohë që ndryshimi i parë në formacion do të jetë rikthimi i kapitenit Lorik Cana në vendin e Arlind Ajetit. "Cana është një lojtar i rëndësishëm edhe për eksperiencën besoj se ai do të jetë i rëndësishëm edhe nesër"e mbylli tekniku De Biasi konferencën nga Lioni.
 
Portieri kuqezi Etrit Berisha në konferencën për shtyp me De Biasin theksoi se Cana është lideri i ekipit dhe rikthimi është pozitiv, pasi jep garanci dhe qetësi në fushë.
 
“Rumania është një kundërshtar i vështirë, për ne është ndeshje e madhe dhe do të synojmë fitoren me shpresën për të kaluar grupin.
 
Duhet të lëmë pas dy ndeshjet e kaluara dhe të fokusohemi vetëm te ndeshja e fundit, e cila është vendimtare. Vërtetë nuk kemi marrë asnjë pikë, por nëse fitojmë kemi shanset për kualifikimin në fazën tjetër në varësi të kalkulimit të grupeve si e treta më e mirë”deklaroi Berisha. 



  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë