Përballja me Teutën, Abilaliaj drejton Partizanin: Jemi me mungesa, finalizojmë firmën me trajnerin e ri

Përballja me Teutën, Abilaliaj drejton Partizanin: Jemi me mungesa, finalizojmë firmën me trajnerin e ri

Arbër Abilaliaj

Teuta dhe Partizani luajnë nesër në 17:00 për javën e dhjetë në Superligë. Përballja mes dy skuadrave do luhet në "Arenën e Demave" në kryeqytet, me durrsakët që edhe pse si pritës do jenë në shtëpinë e Partizanit. Përpara ndeshjes për mediet foli drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj. Vlonjati e ka drejtuar në dy ndeshje ekipin nga stoli, teksa ka marrë dy fitore, kundër Tiranës dhe Erzenit. Veç dëmtimeve, Abilaliaj tregon se është gati firma me trajnerin e ri.

"Gjendja është mjaft e mirë për të gjithë lojtarët që kemi në dispozicion. Duke pasur parasysh që kemi pasur disa ditë më shumë për të përgatitur ndeshjen, për të rikuperuar forcat dhe të them të drejtën, si në aspektin psikologjik dhe në atë fizik, ekipi është gëzon shëndet të plotë. Patjetër është e kotë të flasim sa i përket mungesave, sepse na kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj periudhe. Dihet situata. Nuk kemi asnjë që është rikuperuar gjatë këtyre ditëve të fundit. Kështu që vazhdojmë që të jetë e njëjta situatë. Por pjesa tjetër e grupit është e shëndetshme", tha fillimisht vlonjati.

Më pas Abilaliaj tregoi se i druhet një forme të mirë të Teutës, duke treguar se kundërshtari i "Demave" ka vlera.

"Një kundërshtar shumë i vështirë, shumë i rrezikshëm. Ka entuziastë për faktin që bëri një fitore të rëndësishme në Elbasan kundër Dinamos. Mënyrën se si e arriti. U duk që ishte një ekip i uritur. Patjetër që edhe këtu, kur të vijnë në shtëpinë tonë nuk është se besoj se do të kënaqet vetëm me barazim. Mendoj se është një ekip shumë i vështirë dhe duhet të kemi shumë kujdes, sepse është një ndeshje që na jep mundësinë të krijojmë vazhdimësi edhe për punën, por edhe për rezultatet. Duhen përmirësuar edhe ato dy-tre probleme që krijohen gjatë fushës së lojës", tha Abilaliaj.

Sa i takon trajnerit të ri, drejtori sportiv tha se i kanë diskutuar mundësitë dhe janë gati për të mbyllur marrëveshjen.

"Ne jemi në negociata për të diskutuar me profilet që kemi përzgjedhur. Nuk është e lehtë duke pasur parasysh në momentin që ndodhemi. Gjithsesi këtë qetësi na e jep dhe fakti që ekipi përgjigjet mjaft mirë. Opsionet tona i kemi diskutuar, jemi në tratativa për të mbyllur dhe marrëveshjet. Por gjithsesi kjo është një gjë që është dinamike. Unë do të doja të ishte e fundit, por ja që nuk është e fundit. Duke pasur parasysh e rëndësishme është përgjigja që japin futbollistët në fushën e lojës. Partizani do të ketë një trajner që ta ndihmojë ekipin që të bëjë procesin që kemi vendosur që nga vera e kaluar", tha Abilaliaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë