Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret me origjinë shqiptare më të famshme në botë. Pavarësisht suksesit që kanë dyshja e këngëtareve janë përfolur shpesh herë për raportin jo të mirë që kanë me njëra-tjetrën. Bazuar në burime mediat kanë shkruar se shkak për këtë është bërë një konflikt i vjetër i Duas me motrën e Ritës. Megjithatë asnjëra prej vajzave s’kanë konfirmuar asgjë, thjesht vazhdimisht e shmangin njëra-tjetrën.
E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar, kur dy bukuroshet ishin prezente në ndarjen e çmimeve të revistës ‘GQ’. Të dyja kanë publikuar momente nga eventi, por jo pranë njëra-tjetrës. Edhe këtë herë këngëtaret me origjinë shqiptare ja kanë dalë të shmangin takimin së bashku.