Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të mërkurë në Pragë për sfidën përcaktuese kundër Çekisë, që vlen për kualifikueset e Europianit. Në Shqipëri ka mbetur mesfushori Qazim Laçi për shkak të gjendjes gripale, i cili është gjithashtu futbollisti i vetëm kuqezi që aktivizohet në kampionatin çek. Në prag të takimit, që luhet të enjten në orën 20:45 në stadiumin ‘Fortuna’, trajneri Sylvinho tregoi sesa kohë i ka marrë përgatitje e kësaj përballje delikate.
“Unë u riktheva në punë me 31 korrik, por kur isha me pushime kam parë 7 ndeshje të Çekisë. Janë rreth 1 muaj e gjysmë punë për të përgatitur këtë ndeshje. Kundërshtari luan me shumë skema dhe ka alternativa falë futbollistëve fizikë,”-u shpreh Sylvinho, trajner i kombëtares.
Më herët braziliani i kombëtares ka deklaruar se minimumi në këtë përballje është një pikë.
“Në këto momente jemi në gjysëm të rrugës dhe është shumë shpejt për të bërë llogaritë. Duhet ti marrim ndeshjet me rradhë dhe llogaritë ti bëjmë në nëntor. Na duhet të luajmë mirë për të marrë pikë. Mbase edhe mund të fitojmë, por mos harroni se kë kemi përballë,”-tha Sylvinho, trajner i kombëtares.
Ndërkohë Berat Gjimshiti mendon vetëm Europianin, pasi në 2016 Shqipëria shkoi në Francë me kontributin e tij, por në fund De Biasi nuk e përfshiu në grumbullim.
“Dua të arrij edhe njëherë kualifikimin. Është një motivim shumë i lartë. Dua të marr pjesë. Do japim gjithçka sepse janë ndeshje të rralla, me motivim të lartë. Sidomos për mua personalisht,”-deklaroi Berat Gjimshiti, futbollist i kombëtares.
Çekia është kryesuese e grupit E me 7 pikë, 1 më shumë se Shqipëria, ndërsa tre dit pas sfidës në Pragë kuqezinjtë do të presin Poloninë në Tiranë dhe konkretisht në ‘Air Albania.”
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Sherri nga minuta e parë, Gjimshiti luan një pjesë loje! Atalanta thyen 0-1 Cagliarin dhe prin Serie A, Napoli përmbys Udineses! Juventusi barazon 2-2 në shtëpi
14 Dhjetor, 17:34
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor, 14:15
-
Golashënues në Itali, Cristian Shpendi: Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur, do e mendoja një ftesë nga Spalletti
6 Dhjetor, 13:25
-
GOLAT/ Atalanta me Gjimshitin në fushë mposht Romën 0-2 dhe sheh ëndrra titulli! Kryeqytetasit në krizën që s'ndodhte prej 16 vitesh
3 Dhjetor, 08:33
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24
22 Nëntor, 14:26
-
I doli emri si trajner te Inter Miami, Sylvinho tregon të ardhmen: Më vjen keq për rezultatin e fundit me Shqipërinë
22 Nëntor, 08:49
-
Beckham zgjedh Sylvinhon, trajneri i Kombëtares ka mundësi për të stërvitur Lionel Messin! Në lojë edhe Xavi
21 Nëntor, 15:38
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor, 13:10
-
Kombëtarja duhet të 'fshijë' vitin 2024, pësuam shtatë humbje dhe 15 gola
21 Nëntor, 11:19