Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka vendosur të largohet nga Atalanta edhe pse ka një vit kontratë të mbetur me klubin e Serie A në Itali. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se qendërmbrojtësi ka arritur një marrëveshje verbale me Al Diriyah FC në Arabinë Saudite për një kontratë dy vjeçare. Atalanta do të përfitojë 3 milionë euro nga kjo lëvizje.
"Al Diriyah FC arrin një marrëveshje verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Dëmshpërblimi është 3 milionë euro, kontrata deri në qershor 2028 për qendërmbrojtësin, konfirmojnë burime saudite", shkruan Fabrizio Romano.
Gjatë aventurës me Atalantën, Gjimshiti fitoi trofeun e Europa League si kapiten i skuadrës, ndërsa tashmë do të nisë një kapitull të ri në ligën saudite ku rivalë do të ketë disa nga emrat e mëdhenj të futbollit që kanë zgjedhur të vijojnë karrierën në Arabinë Saudite, mes tyre Cristiano Ronaldon.
??? EXCL: Al Diriyah FC reach verbal agreement to sign Berat Djimsiti from Atalanta.
Fee worth €3m, contract until June 2028 for the centre back as Saudi sources confirm. ?? pic.twitter.com/VSvEbu3lTB— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2026











Komente
Komento