Në ndeshjen miqësore të verës që Atalanta luajti të premten kundër Atletic Bilbaos, në tribunat e stadiumit u shfaq një banderolë në mbështetje të kapitenit të kombëtares, i cili u transferua pas 10 vitesh nga bergameskët te arabët e Al Diriyah.

Në banderolën e përgatitur nga tifozët thhet ‘nga lufta për mbijetesë te Kupa e Dublinit. Përulësi, djersë dhe sakrificë, si një bergamask i vërtetë, si një tifoz i vërtetë. Faleminderit Berat.'

33-vjeçari konsiderohet si një nga ikonat e klubit, pasi në 10 vite me Atalanta-n luajti 334 ndeshje ku padiskutim suksesi më i madh ishte ngritja e trofeut të Europa League si kapiten i ekipit.