Janë mbyllur dhe ndeshjet e fazës së fundit në Grupin D, ku kroatët bindës dhe Argjentina e Lionel Messit janë kualifikuar në 1/8 e Kupës së Botës. Kroacia triumfoi edhe në ndeshjen e tretë në grupe, duke fituar 2:1 ndaj Islandës, ndërsa amerikano-latinët arritën të fitonin me vështirësi kundër Nigerisë.
Po sot janë mbyllur dhe ndeshjet e fazës së fundit në Grupin C, dhe renditja përfundimtare nxori Francën në krye të grupit të ndjekur më pas nga Danimarka.
Në ndeshjet e fazës së 1/8 Argjentinës i takon të ndeshet me Francën, në një përballje të frikshme, ndërsa Kroacia do të ketë një short më të lehtë pasi do ndeshet me Danimarkën.
Komento