Përballje e ashpër e kandidatëve për kryeministër të Britanisë
Lizz Truss dhe Rishi Sunak
Rishi Sunak dhe Lizz Truss janë përballur me njëri-tjetrin sa i përket të ardhmes së ekonomisë britanike, në debatin e tyre të parë televiziv. Ish-sekretari britanik i Thesarit dhe ministrja e Jashtme britanike garojnë për pozitën e kryetarit të Partisë Konservatore, pozitë që mundëson me automatizëm edhe pozitën e kryeministrit, pas dorëheqjes së Boris Johnsonit javë më parë.
Sunak i ka thënë Trussit se plani i saj për taksa “do të përballë miliona njerëz me mjerim” dhe diçka e tillë do të bie si barrë për Partinë Konservatore në zgjedhjet e ardhshme. Truss ka thënë se rritja e taksave, vendim i Sunakut, do të çojë në recesion. Të dy garuesit – të cilët kanë qenë në kabinetin e njëjtë deri tri javë më parë – kanë pasur me raste qëndrime shumë të ashpra ndaj njëri-tjetrit.
Pas debatit, mbështetësit e Trussit janë ankuar se Sunak ka qenë shumë agresiv ndaj saj, diçka që kampi i Sunakut e ka mohuar. Megjithatë, të dy kanë zbutur tonet në fund të debatit. Truss ka thënë se do të donte ta kishte Sunakun në ekipin e saj, nëse bëhet kryeministre.
Sunak, në anën tjetër, ka lavdëruar qëndrimin e Trussit ndaj Rusisë. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik Boris Johnson. Kiev, 17 qershor 2022.
Të dy konkurrentët do të bëjnë fushatë në javët në vijim për të bindur rreth 180,000 anëtarët e Partisë Konservatore me të drejtë vote. Fituesi i zgjedhjeve do të bëhet publik më 5 shtator. Johnson, i cili ka dhënë dorëheqje më 7 korrik, pas disa muajsh të skandaleve etike, vazhdon të jetë në krye të Qeverisë britanike, derisa t'i zgjidhet pasardhësi./ REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.5%
-
Pak
62%
-
Nuk e di
11.5%
Vota total: 850
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Anglia dhe SHBA do rikonfirmojnë së shpejti pozicionin e tyre kundër Berishës!
2 Shkurt, 18:44
-
Ministria e Brendshme britanike i dhuron Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Shqipëri pajisje me vlerë 30 mijë paund (FOTOT)
29 Janar, 16:27
-
Ylli Pata: Legjendat e 'Non Gratës'; Nga Gjyqi në Paris, Kronosi, Nora e tani te Trumpi
20 Janar, 20:42
-
Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën
16 Janar, 18:35
-
Ministrja britanike e Thesarit jep dorëheqjen pas akuzave të lidhura me tezen e saj
14 Janar, 19:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
Zbulim befasues në bregdetin e Anglisë, gjenden qindra ‘gjurmë Jurasike’ të dinozaurve! (VIDEO)
3 Janar, 12:42
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
Dosja e korrupsionit: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët që t'i hiqnin 'non gratën'
11 Dhjetor 2024, 22:24
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor 2024, 15:23
-
The Sun: Në tetor 2022 Putin për pak lëshoi raketë bërthamore në Ukrainë
12 Nëntor 2024, 18:19