Përbërja kartmonedhave të
reja të paundit do t’ju habisë

Përbërja kartmonedhave të<br />reja të paundit do t’ju habisë
Përbërja e re e kartmonedhave të paundit ka shkaktuar debate mes komuniteteve në Britaninë e Madhe.

Banka Angleze pas shumë diskutimesh ka konfirmuar se kartmonedhat e reja të paundit kanë ndryshime në përbërje dhe substanca ndryshe nga herët e tjera. Ekzaktësisht 5-paundëshi i ri është vërtetuar se ka përmbajtje dhjamore dhe yndyrë të kafshëve.

Ky fakt ka ngjallur jo pak polemika mes komuniteteve vegane të cilat kanë reaguar ashpër rreth këtij vendimi. Ata kanë kërkuar të dijnë se përse duhej ndryshuar kjo përbërje dhe përse duhen prekur kafshët në këtë rast.

Por përgjigjja e Bankës Angleze ka qënë e shpejtë nëpërmjet një deklarate në faqen e tyre zyrtare në Twitter, ku thuhej se në të njëjtën mënyrë është vepruar ndër vite si për prodhimin e sapunëve ashtu edhe të qirinjve.

Megjithatë komuniteti vegan është i pakënaqur. Ata kanë berë me dije se shumë shpejt do të ketë peticione në të gjithë vendin për të ndryshuar këtë vendim që cënon parimet e tyre. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror