Përçahen tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë, një pjesë gjejnë ambiente të tjera: Jemi më mirë këtu (VIDEO)

Tregu i orizit do të qëndrojë i mbyllur ndërsa tregtarëve u është ofruar të vendosen në një nga dy tregjet e tjerë funksionale në qytet. Një përfaqësi e tyre ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e bashkisë, ndërsa ky treg do të vijojë të qëndrojë i mbyllur, vendim që gjithsesi është quajtur i padrejtë nga tregtarët.

Ndërkohë tregu i madh provizor në hyrje të qytetit vijon të funksionojë, ndërsa janë vendosur masat mbrojtëse dhe dezinfektantë. Tregtarët pranojnë se kushtet e krijuara janë te mira, ndërsa mes tyre ka edhe tregtare qe janë vendos së fundmi, ndërsa më parë ishin pjesë e tregut të orizit.

"Këtu janë kushte më të mira dhe ne jemi më të qetë nga klientët. Duhet të ishte dezinfektantë më parë dhe duhet një derë këtu. Policia është këtu që në 5 të mëngjesit, ndërsa ne punojmë deri në një këtu,"-shprehet një tregtare.

"S'kemi çfarë të bëjmë, këta nuk të japin asnjë lëvizje. Kryetari bashkisë bëri takim me 5 vetë që na përfaqësuan por asgjë, asnjë zgjidhje. Na kanë thënë të shkojmë në treg tjetër, por atje koshat vojnë erë e 15 vende janë bosh. Se ku do shkojnë të tjerët e di vetëm kryetari i bashkisë...,"-deklaron një tregtar.

"Është ambienti më i pastër këtu se te tregu ku ishim. Atje nuk është ambient për të shitur atje është më mirë këtu jashtë,"-shprehet një tregtare.

"Kryetari i bashkisë na tha se tregu i orizit nuk do të funksionojë më. Na tha që për fruta perime ka vend te sahati dhe në Çole, por nuk do shkojmë atje se nuk është vendi i përshtatshëm. Përfundimisht jemi pa punë,"-deklaroi një tjetër tregtare.

Tregtarët në tregun e orizit deklaruan ditën e djeshme se do ta hapnin tregun me çdo kusht, edhe nëse do të duhet të përballeshin me policinë, por siç duket disa prej tyre kanë gjetur zgjidhje të tjera, duke përçarë grupin.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qorrat e Totove: 28/04/2020 10:42

    Prandaje në vlonjetete kemi ngelure te prabambetur se percaemi kollaje. Perca e sundo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale