Përcaktohen gjyqtarët e Apelit të Posaçëm që do të shqyrtojnë ankimimin e Fredi Belerit

Përcaktohen gjyqtarët e Apelit të Posaçëm që do të shqyrtojnë ankimimin e Fredi Belerit

Fredi Beleri

Janë përcaktuar gjyqtarët në Apelin e Posaçëm që do të shqyrtojnë ankimimin e Fredi Belerit.

Shorti përzgjodhi anëtare kryesuese të trupit gjykues Daniela Shkirën dhe dy anëtarë të tjerë Dhimitër Lara dhe Ilirjana Olldashin.

Ndërkohë ende nuk është vendosur se kur do të zhvillohet seanca e rradhës për Belerin, teksa në Shkallën e Parë ai u dënua me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Ky vendim është ankimuar nga Beleri  në Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila pritet ta marrë në shqyrtim.

Deri tani dosja nuk është hedhur ende në short ndërsa avokatët e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës kërkojnë pafajësi.

Fredi Beleri ndodhet në qeli që prej 12 majit të 2023 i dënuar për blerje votash.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari