Përcaktohen sonte dy çerekfinalistët e Champions, Real pret Ajax

Përcaktohen sonte dy çerekfinalistët e Champions, Real pret Ajax

Real Madrid gjatë stërvitjes përpara ndeshjes me Ajax

Mbrëmjen e sotme do të përcaktohen dy skuadrat e para çerekfinaliste të Champions League. Real Madrid pret në “Bernabeu” Ajax ndërsa Dortmund përballet me Tottenham. Championsi është shpëtimi i sezonit për Real-in. Pasi u mposhtën dy herë nga Barcelona madrilenët duan të arrijnë sonte mes 8 më të mirave të Champions. Letrat i kanë në rregull pasi ndeshjen e parë e kanë fituar në transfertë 2-1 por do të kenë mungesën e kapitenit Sergio Ramos i pezulluar dhe që pritet të zëvendësohet nga Nacho. “ Skuadra do të fitojë me çdo kusht dhe kjo më pëlqen. Do zbresim në fushë për të fituar” ka deklaruar trajneri Santiago Solari. Holandezët janë gati dhe do të tentojnë të bëjnë surprizën në Madrid. Shumë lojtarë nëse ndëshkohen sot mungojnë ndeshjen e radhës por kjo pak rëndësi ka për Ajax. Sipas trajnerit Erik Ten Hag lojtarët e tij janë ambicioz dhe do zbresin në fushë për të shënuar. Teknikun e gëzon mungesa e Ramos tek rivalët.

Ndërsa  Borussia Dortmund është e thirrur në aksion për një mision thuajse të pamundur. Të përmbysë humbjen 3-0 të ndeshjes së parë ndaj Tottenham. Me gjithë lojtarët në dispozicion dhe mbështetjen e publikut verdhezinjtë do tentojnë surprizën. Për trajnerin Lucien Favre çdo gjë është e mundur por skuadrës së tij i duhet një ndeshje perfekte. Dele Alli dhe Trippier do i mungojnë Tottenham mbrëmjen e sotme por rikthehet në formacion kapiteni Harry Kane. Trajneri Maurizio Pochetino kërkon të harrohet ndeshja e parë dhe pret duel të vështirë por thotë se djemtë e tij nuk do e humbin këtë mundësi për të kaluar në çerekfinalet e Champions. Të dyja takimet nisin në orën 21:00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson