Përcaktohet axhenda e javës së 22 të Superligës, Tirana nis sërish e para

Përcaktohet axhenda e javës së 22 të Superligës, Tirana nis sërish e para

Një ditë pasi u mbyll java e 21 të Superligës është përcaktuar edhe kalendari për javën e ardhshme. Ashtu si këtë javë do të jetë Tirana ajo që do të nisë ndeshjet e para, e cila përballë do të ketë Skënderbeun në takimin që do të luhet në Tiranë.

Sfida është përcaktuar të shtunën e 15 shkurtit në orën 17:00. Ndërkohë të katër takimet e tjera do të luhen të dielën e 16 shkurtit. Në orën 14:00 Luftëtari do të presë Flamurtarin, ndërsa Bylis ekipin e Kukësit. Sakaq në orën 17:00 Teuta pret Vllazninë ndërsa Laçi Partizanin.

Kujtojmë se në mesjavë, në datën 12 shkurt, do të luhen edhe takimet e kthimit të fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat që kualfikohen më pas do të jenë në çerekfinale.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit