Një përfaqësi prej 10 personash mori pjesë 2 orë në takimin me ministrin Andis Salla dhe Petrit Malaj, pas protestës kundër skemës së re të bujqësisë. Pas takimit, fermerët thanë se kanë rënë dakord për rishikim të skemës në shtator. Fermerët thanë se ministri u ka thënë s’la naftë pa taksa, por do ta blejnë me akcizë me 20% më të ulët. Në takim, ministri i Financave nuk ka pranuar të hiqet akciza plotësisht.

Por, një pjesë e fermerëve dhe blegtorëve kanë kundërshtuar dakordësinë e arritur dhe u përfshinë në përplasje verbale jashtë ministrisë së Bujqësisë. 


Lajmi kryesor:

‘Na subvenciononi naftën si jahtet’, fermerët 4 orë në protestë te Ministria e Bujqësisë! Salla e Malaj: Skema rishikohet në shtator! Sherr pas takimit me 2 ministrat