Mustafa Nano së fundmi ka bërë një kritikë ndaj këngëve shqiptare, kryesisht ato rep, ku sipas tij tekstet e tyre janë të shpifura dhe nuk përcjellin asnjë mesazh.

Ai e ka nisur monologun e tij me cfarë i kishte ndodhur një natë, ku ndiqte "Top Select"  dhe po trasmertoheshin 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në youtube. 

 “Ishin këngë të kompozuara mirë, unë u fokusova te tekstet. Tekstet ishin të një banaliteti të pashoq. Kam veçuar 6 tekste dhe mesazhet që përcilleshin nga tekstet ishin seksiste, raciste, me gjuhë rrugaçe, banale. Edhe videoklipet sado të ndryshme, ato kishin banalitetin si kriter, duke dominuar nga makina luksoze, shampanja që hapeshin, nga çupa lakuriqe dhe meshkuj muskulozë që përdornin një gjuhë të ashpër”, ka thënë Nano.

Ai kishte zgjedhur tekstet e 6 këngëve, ku i ka lexuar e komentuar.

“Vargje të kësaj natyre ta shpifin. Ky është një përdhunim i gjuhës gege. Janë vargje që i kam marrë copy paste nga tektet e këngëve. Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin!”, është shprehur Nano.

Ai ka lexuar edhe pjesë nga teksti i këngës së Dafina Zeqirit dhe Taynas “Bye Bye”, i cili është një ndër më të pëlqyerit dhe ka thënë se ato hiqen si lezbike me lëvizjet e tyre.

Theksojmë se tekstet që lexoi Nano janë pjesë të këngëve më të dëgjuara në vendin tonë, duke iu bërë të njohura edhe ndërkombëtarisht.