TIRANE-Presidenti Ilir Meta kërkon nga drejtësia që të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Kamzë. Kreu i shtetit gjithashtu kërkon nga institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.
"Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëherë dhuna kthehet në sistem! Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhune dhe abuzivizmi.
Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
I bëj thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.
Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre!" shkruan Meta.
Postimi i Presidentit Ilir Meta
-
Zoti Meta krimin ne pergjithesi dhe abuzimin seksual ne vecanti e luftojne organet ligj zbatuese, si prokuroria dhe gjykata . Nese nuk ashpersohet ligji per abzimet seksuale(duke e njehesuar me krimin e vrasjes )eshte e kote te ngrihemi ne kembe ,se do lodhemi kot
Përgjigju -
Ti je presidenti qe kur ishe krye apo zv.kryeminister deklarove se asaj femre qe e emerove ne nje seli ne USA i hoqe dhe nje teke (?!),so per ty nuk ka turp por plumb ne balle!
Përgjigju -
Te rikthehet denimi me vdekje o president leshi...
Përgjigju -
per kete po se po por edhe te fusin ne burg bythen tonde duhet te gjithe te ngrihemi per keto dite te zeza qe na solle ti me sali berishen , phyy rrace m ti
Përgjigju









Komente
Komento