Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë nga 5 persona, babai i një prej të akuzuarve padit prokurorin në SPAK: S'ka pasur prova, na ka shkatërruar reputacionin e familjes

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë nga 5 persona, babai i një prej të akuzuarve padit prokurorin në SPAK: S'ka pasur prova, na ka shkatërruar reputacionin e familjes

5 të dënuarit për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë

MIRDITË- Hetimet në lidhje me përdhunimin e 15-vjeçare në Mirditë, nuk janë kryer siç duhet dhe prokurori ka shkelur ligjin. Ky është pretendimi i familjareve të 5 personave të akuzuar. Babai i Nik Lleshit ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (SPAK) prokurorin e çështjes Ylli Pjetërnikaj për "Shpërdorim detyre".

Mark Lleshi pretendon se prokurori me veprimet dhe mosveprimet ka ndikuar në procesin penal ku është akuzuar djali i tij. Në deklaratën e tij, babai i Nik Lleshit thotë se nuk ka prova që djali i tyre ka kryer këtë krim, teksa thotë se kjo akuzë ka shkatërruar reputacionin e familjes.

"Jam banor i lagjes "Mollaj" në fshatin Tarazh Mirditë. Komisariati i Policisë Mirditë ka arrestuar djalin tim Nik Lleshi, së bashku me 4 persona të tjerë, duke i akuzuar për një vepër penale e cila nuk është kryer nga djali im. Oficeri i policisë Thoma Zisi ka kryer të gjitha veprimet në kundërshtim me ligjin, duke nisur që nga arrestimi në flagrancë, por Gjykata e Apelit e ka shpallur të paligjshëm arrestimin në flagrancë. Është marrë në pyetje vajza e mitur, duke u udhëzuar me pyetjet nga ana e oficerit të policisë si dhe janë marrë përbazë deklarimet e saj, duke i drejtuar pyetje që vajza vetëm sa i ka pohuar ato. Kemi kërkuar që të kryhen hetime edhe në lidhje me prejardhjen e saj familjares dhe kam kërkuar që të merren në pyetje mësuesit e saj, por nga bisedat dhe interesimi jonë tek mësuesit, vërteton se nuk ka patur mungesa në shkollë. Prokurori duhet t'i drejtonte hetimet në mënyre që të zbardhjet e vërteta, pasi unë dhe familja e ime përveç që kemi djalin në burg, na është shkatërruar gjithçka që kemi patur si dhe na është dëmtuar rëndë reputacioni familjar. Pas interesimit të vazhdueshëm tek avokati i djalit tim më ka konfirmuar që prova e vetme që ka prokuroria është intervista që ka dhënë natën kallëzuesja dhe nëna e saj. Nuk jam në dijeni se cili është përfitimi dhe qëllimi i prokurorit, por di se kam marrë pjesë në të gjitha seancat dhe shumica prej tyre nuk janë zhvilluar për shkak të mangësive dhe mungesave të prokurorit. Prokurori duhet të jetë garant i të drejtave të qytetareve, por jo të mbaj në burg padrejtësisht djalin tim. Ndodhemi në kushtet që prej arrestimit të djalit tim Nik Lleshi e deri më sot nuk është takuar me fëmijët të moshës 8 dhe 6-vjeç. Kërkoj nga ju të hetohet në lidhje me veprimet dhe mosveprimet si dhe shkeljet që prokurori Ylli Pjetërnikaj ka bërë gjatë hetimit të kësaj dosje. Djalit tim dhe të tjerëve iu ka bërë gjyqin media dhe nuk ka prova që vërtetojnë se djali im ka kryer atë vepër penale për të çilen prokurori ngre akuzën sikur e ka kryer me dhunë dhe në bashkëpunim. Nga kjo akuzë e pabazë më është shkatërruar familja, duke u larguar nusja e djalit bashkë me dy fëmijët. Kërkoj nga ju të thirrem e t'i shpreh me gojë të gjitha ata që ka bërë prokurori Ylli Pjetërnikaj" thuhet në kallëzim i cili i është dërguar dhe Prokurorit të Përgjithshëm Olsion Çela.

Si ndodhi ngjarja?
Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe personi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare e cila pretendonte se përmes shantazhit është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. Kaçorri i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët më pas uu ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij 17-vjeçarit me iniciale A.GJ. Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryejë marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur.

Pas disa kohesh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur. Kjo ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.

Kallëzimi penal

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë qindra të burgosur

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë qindra të burgosur