Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë/ E mitura në lidhje me 32-vjeçarin e martuar, e mori në makinë dhe abuzoi! Videon ia dha 3 personave të tjerë dhe nipit 17-vjeç

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë/ E mitura në lidhje me 32-vjeçarin e martuar, e mori në makinë dhe abuzoi! Videon ia dha 3 personave të tjerë dhe nipit 17-vjeç

Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Mirditë, ku 5 persona përgjuan një të mitur 15-vjeçare. Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me 15-vjeçaren është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët ju ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.

Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. Pas disa kohesh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur.

Së bashku me familjaret i është drejtuar komisariatit të policisë Mirditë, duke bërë denoncim. Si prove ajo ka paraqitur telefonin e mesazhet dhe videot e fotot shantazhuese të cilët i kishin dërguar 5 personat. Referuar mesazheve ata e kanë detyruar që përmes videove shantazhese të kryente marrëdhënie seksuale me to. Ndërkohë e mitura 15-vjeçare mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë. Gjatë ditës së martë e mitura është dërguar edhe për ekzaminim mjeko-ligjor në Tiranë, ndërkohë 4 të arrestuarit në lidhje me ngjarjen Artan Kaçorri 32 , Albert Molla 27 , Ermal Tarazhi 30, Nike Lleshi 44, dhe A.Gj.,shtetasi 17 vjeç, po mbahen në komisariatin e policisë në pritje  për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë, teksa referuar provave të deritanishme prokuroria e Lezhës pritet të kërkojë "Arrest me Burg" për 5 personat, ndaj të cilëve është ngritur akuza  “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krimineli: 20/05/2021 09:02

    Komente me shum urrejtje skom pa.! 1. Gjat kohes qe jan ne hetim askush ska te drejt ti nxjerri emrat se mund te jen dhe te pafajshem disa jo te gjithe dhe e njollosin kot 2. Mund te jet kallzim i rrem deri kur te vertetothet kshu qe mos flisni para kohe

    Përgjigju
  • Urimi: 19/05/2021 20:32

    Uroj mos fitojne gjykim te shkurtuar sic ndodh zakonisht me keta lloj. Ndjej keqardhje per vajzen dhe uroj ta kaloje sa me shpejt e lehte kete traume te rende me ndihmen e duhur. Bej nje thirrje per gjithe vajzat qe mund te genjehen apo abuzohen, mos e vrisni mendjen per shantazhe. Nese kane foto e video le ti publikojne. Nuk ia vlen t'ju vije turp ju e te perfitojne ata. Jeta juaj eshte me e shtrenjte se ato cfare mund te thone njerezit kur te shohin foto apo video tuajat. Ju jeni viktima e keta maskarenj manjake.

    Përgjigju
  • Bravo: 19/05/2021 19:20

    Me pelqyet te ky artikull se keni vene emer mbiemer te mostrave qe meren me femij. Te ishin dhe fotot do ju duartrikisja....pa' hyre ne thelbin e krimit qe kane bere. Keta lloj vermesh duhet vetem ti shtypesh sic shtypen krimbat.nuk meritojne te jetojne

    Përgjigju
    • Mile 20: 22/05/2021 14:44

      Ok por nuk duhet te nxitohemi, kemi degjuar vetem opinionin e njeres pale. Pastaj e kercenonin me video, po videon si arriten t ia bejne apo nga larg. Shko te keqen xhaxhi bej deryrat ne shpi e jo te bredhesh neper makina..ok

  • Drejtesia: 19/05/2021 19:11

    Asnje tolerance ndaj ketyre maskarenjte. Te kalben ne burg qe te jene shembull per cdo kafshe dhe ndyresire qe tenton te abuzoj me femijet. Me vjen keq qe keta maskarenj qe nuk ka rregull dhe ligj qe keto maskarenj pasi te futen ne burg te futen te punojne ne miniera apo ne ndertim rrugesh dhe ne punet me te renda qe te nxjerrin buken e gojes ... dhe jo te ushqehen keto funderrina nha taksat qe paguajne viktimat e krimeve te tyre...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim