VLORE - Dy policë me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Vlorë u pezulluan sot nga detyra pasi akuzohen se kanë vonuar kryerjen e veprimeve të plota hetimore mbi rastin e përdhunimit në grup të 26 vjeçares, ngjarje që tronditi qytetin bregdetar pak ditë më parë.

Përveç pezullimit nga detyra, dy policëve N/Komisar Ervis Cipa dhe Ornela Hajrulla u është ndaluar dalja jashtë vendit. 

Lajmi u mësua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili përmes një postimi në facebook informoi se me të mësuar ngjarjen tronditëse kërkoi verifikimin e veprimeve të Policisë së Vlorës.

"Për këtë qëllim Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Jursdiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit në këtë rast, duke çuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Vlorë për pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit të dy punonjësve të Drejtorisë së Policisë. Vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit" shkruan Balla.

Si ndodhi ngjarja?
 shtunën e 21 tetorit 2023, 26-vjeçarja nga Vlora u gjet në gjendje të rëndë pa ndjenja në Rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë një hoteli. Një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Albi Ceno dhe Oltjan Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. 

Ndërkohë më 24 tetor 2023 policia njoftoi se vijonte puna për arrestimin e një personi të katërt, V.K, 36 vjeç për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës. Një ditë më parë, 2 nentor, përfaqësues të shoqërisë civile protestuan para prokurorisë së Vlorës duke kërkuar mbrojtjen e viktimës së dhunës seksuale dhe dënimin maksimal të autorëve.