Përdhunoi nxënësen 15-vjeçare, shqiptari dënohet me 10 vite e 6 muaj burg! Gjyqtari: E mitura qante dhe lutej, por ai nuk tregoi mëshirë

Përdhunoi nxënësen 15-vjeçare, shqiptari dënohet me 10 vite e 6 muaj burg! Gjyqtari: E mitura qante dhe lutej, por ai nuk tregoi mëshirë

Rufat Kasamaj

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 vite e gjysmë burg nga gjykata në Britani pasi është shpallur fajtor për sulmin seksual ndaj një nxënëseje, 15 vjeçe. Adoleshentja kishte qenë me miqtë e saj në një lokal më 4 shtator 2021, ku i kishin servirur alkool, pavarësisht se ishte e mitur dhe teksa e pa “nën efektin e alkoolit” shqiptari Rufat Kasamaj iu afrua.

Sipas asaj që bëri me dije prokuroria e mitura u nda nga miqtë e saj pasi njëri prej tyre u përfshi në një lloj grindjeje dhe nga kujtimet e saj, i pandehuri filloi ta prekte atë në barkun e saj që në momentin që iu afrua.

"Ajo i tha se kishte humbur miqtë e saj dhe ai u përpoq t'i jepte siguri. Ai i tha asaj se do ta ndihmonte të kthehej në shtëpi por në fakt bëri krejt të kundërtën. Ai filloi të fuste dorën në pjesën organet e saj intime, edhe pse ajo i kishte thënë se ishte vetëm 15 vjeçe. Ai vazhdoi ta bënte në mënyrë agresive në mënyrë që i shkaktoi dhimbje”, ka thënë akuza.

Më vonë ai e mori dhunshëm në një vend me lule, ku vazhdoi sulmin e tij. Ky moment nuk ëshë kapur nga kamerat për 20 minuta të tjera, në atë moment ai e përdhunoi atë pavarësisht se ajo qante dhe lutej "të lutem mos më lëndo".

Prokurori vazhdoi: “Pasi i pandehuri del nga zona e fshehur, ai mbyll zinxhirin e pantallonave dhe largohet me një vështrim mbrapa. Viktima pastaj del e trullosur dhe e paqëndrueshme në këmbët e saj dhe u afrohet njerëzve të tjerë”.

Një banore vendase që ishte jashtë për vrap e ndihmoi atë të kontaktonte me babanë e saj dhe e shoqëroi në shtëpi për të takuar familjen e saj. Pas përdhunimit, Kasamaj është parë duke u kthyer në vendin e krimit në dy raste dhe në një moment ka urinuar aty.

Pas një hetimi policor, ai u arrestua më pas dhe pretendoi se kishte qenë "i pavetëdijshëm" gjatë sulmit. Megjithatë, u vërejt nga prokurori se nuk kishte "asgjë nga sjellja e tij që të sugjeronte se ai ishte i dehur".

Duke e dënuar atë me 10 vjet e gjysmë burg, gjyqtari Mark Dennis KC tha: "Më 4 shtator të vitit të kaluar ju keni kryer një vepër vërtet të tmerrshme, duke e nënshtruar viktimën tuaj 15-vjeçare në një kalvar traumatik, duke mos treguar keqardhje ose shqetësim për vuajtjet e saj në ndjekje të kënaqësisë tuaj seksualisht të dhunshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/10/2022 23:40

    /DEDE/,dhe si qen frikacak u soll.Ne fillim e mashtroi viktimen me fjale ngushelluese,pastaj e perdhunoi dhe pastaj e braktisi ne mes te shkurreve.Pastaj u kthye dy here ne vendin e krimit si cdo kriminel frikacak qe dyshon se mos ka lene gjurme mbrapa dhe ne fund urinoi edhe si kriminel qe perpiqet te mbuloje ADN qe ka lene pas me ADN te fresket,por edhe si QEN qe shenon territorin e tij me urine.S.d.q fjalet e gjykatesit mu duken pak naive;nuk ka dale asnje perdhunues ne bote deri sot qe te kete meshire per viktimat e tij,qe t'i vije keq per to,apo te shqetesohet per vuajtjet e tyre.Keta jane persona pa ndergjegje,sociopate te lindur,me e pakta qe mund te thuash per ta.

    Përgjigju
  • Dede: 27/10/2022 14:20

    Per nje moment hapa syte dhe thashe ME NE FUND, sistemi gjyqesor punon ne Shqiperi. Baza e cdo gjeje. Thashe jemi ne rrugen e duhur. Por patjeter qe ky denim smund te jepej ne Albanistan. Ishalla te shkaterrojne aty ne Britani ore qen.

    Përgjigju
  • Ata: 27/10/2022 12:57

    Ta vrasin brenda ne burg nuk meriton te dali gjalle. Mban apo nuk mban burg ky asaj si kthehet me jeta ju shkaterrua.

    Përgjigju
  • Kebja: 27/10/2022 12:37

    Ky si cllevio qe perdhunoj 13 vjecen , sa gjynah

    Përgjigju
  • Burgu: 27/10/2022 11:32

    Tash po ta hapin bythen mor pleher monster

    Përgjigju
  • Star: 27/10/2022 11:31

    Denim qesharak 10 vite per pedofil turp per greqin ai do 25 vite burg e pakta

    Përgjigju
    • Orion: 27/10/2022 13:54

      ESHTE NE ANGLI NGJARJA.... SE PO TE ISHTE NE GR DI ISHTE MA I VESHTIR BURGI.

  • Erik: 27/10/2022 11:25

    Shume shtrenjte e pagove qejfin o kokrra e kafshes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale