Përdhunoi të miturën rumune në qendër sociale në Itali, shqiptari do vuajë 7.6 vite burg në atdhe

Përdhunoi të miturën rumune në qendër sociale në Itali, shqiptari do vuajë 7.6 vite burg në atdhe

Përdhunimi i një vajze të miture në një qendër sociale në Itali ka sjellë dënimin me 7.6 vite burgim të një shqiptari të quajtur Erind Biceri. Në muajin Gusht 2019 Biceri është kapur në Tiranë, pasi nga Italia kishte mbërritur një vendim i formës së prerë që e dënonte atë në mungesë me 7.6 vite burgim, për akuzën e rrëmbimit dhe përdhunimin e një vajze të mitur me kombësi rumune. Kur ka ndodhur ngjarja, vajza dhe Biceri, ndodheshin në një qendër sociale në Itali.

Autoritet italiane kanë kërkuar nga pala shqiptare njohjen e vendimit penal të huaj dhe dënimin e Bicerit me masën e 7.6 vite burgim. Në fund të muajit dhjetor 2019 gjykata e Tiranës ka njohur masën e dënimit të dhënë nga gjykata Italiane dhe për pasojë tashmë Erind Biceri, do të vijojë vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia Italiane në burgjet shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elona: 14/01/2020 14:32

    Nuk eshte i drejte.

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/01/2020 15:29

    Ndonje bajgë fshatar i prapambetur do jete. Tani qe të burgosurit do marin vesh se përse do denohet, për gati 8 vjet do ja punojne mirë rondelen! Djali do beje qejf tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja