KOSOVË- Zoran Vukotiç, ish-rezervistit të policisë serbe, i është konfirmuar dënimi prej 10 vitesh burgim pasi është shpallur fajtor për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Vendimi u njoftua ditën e sotme nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Zoran Vukotiç u dënua më 5 korrik me 10 vjet burgim, duke regjistruar në këtë mënyrë rastin e parë e parë që dikush dënohej për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore, por pas vendimit, çështja ishte kthyer në rigjykim.
Edhe pse drejtësi e vonuar, 5 korriku shënoi një moment kthese dhe shprese, jo vetëm për viktimën që njohu përdhunuesin dhe dëshmoi kundër tij, por për të gjithë të mbijetuarit tjerë, që një ditë drejtësia do të vihet në vend.
Viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e njohur vetëm më iniciale B.K, ishte shtatzënë 3 muajshe në kohë kur u dhunua seksualisht nga Zoran Vukotiç. Ditën kur ajo u dhunua, po barte me vete dy jetë. Pas përfundimit te luftës, si shkak i gjendjes së rëndë, abortoi në muajin e shtatë.
“Kam filluar të qaj, por prapë se prapë e kam mbajtur veten, ajo krenaria që nuk kam dashur ai me më pa me lot, edhe të dijë ai që unë aq shumë po vuaj. Sa që ai ka provuar kinse po ndihem keq. Po unë asnjëherë nuk jam kthyer ta shikoj fytyrën e tij, të kriminelit, i cili më kujtohej sikur atë ditë, sikur para 21 viteve. Unë gjatë luftës kam qenë shtatzënë tremuajshe, në kohën kur më ka ndodhur akti. Pas përfundimit në shtator, i kam humbur dy djem. Edhe e di se më ka ardhur ajo fuqi aty edhe i kam thënë ‘unë i kam humb dy djem shkaku yt, por falë Zotit e kam një luan 20 vjeçar, mos mendo që ma ke tha shpirtin’”, ka thënë B.K në rrëfimin e saj.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vjosa Osmani nderon me titullin 'Medalja Presidenciale e Meritave', ish-presidentin, Bamir Topi
18 Shkurt, 18:27
-
‘Kryeministri më hajvan në histori’, ofendoi Albin Kurtin, komentatori: E bëra me vetëdije! Më pezulluan nga puna, por do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti
18 Shkurt, 17:10
-
Begaj nderon personalitetet që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: E ardhmja jonë është e përbashkët
18 Shkurt, 16:36
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
18 Shkurt, 15:36
-
Kosovë, ambasadori i BE takon kryetarët e partive: Biseduam për rrugën që duhet të ndjekë qeveria e re
18 Shkurt, 13:50
-
Kosovë/ Bajram Begaj në Komandën e KFOR: Gati për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme
18 Shkurt, 13:22
-
Burri i saj e quajti live hajvan, militantët e Albin Kurtit sulmojnë gazetaren Arbana Xharra
18 Shkurt, 12:57
-
Hashim Thaçi nuk paraqitet në seancën gjyqësore në Hagë, shkak problemet shëndetësore
18 Shkurt, 10:59
-
Në ditën e tij, gjeniu Gjovalin Gjadri 'zbret’ në Universitetin e Prishtinës
17 Shkurt, 22:40
-
Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë, Begaj në Prishtinë: Meritë e përpjekjeve titanike të një populli nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive dhe gjenocidit
17 Shkurt, 19:18
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54