Përdhunuan dhe vranë studenten greke, gjykata e Athinës lë në burg përjetë shqiptarin dhe grekun

Përdhunuan dhe vranë studenten greke, gjykata e Athinës lë në burg përjetë shqiptarin dhe grekun

Eleni Topaloudi dhe dy autorët

Gjykata e Apelit në Athinë nuk ka pranuar kërkesën për lehtësim dënimi për shqiptarin dhe grekun që akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudi. 21-vjeçarja u gjet e vdekur në ujërat e Rodosit në vitin 2018.

Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë për burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes dhe 15 vite burg për përdhunimin e saj. Gjatë seancës, dy të rinjtë kërkuan falje dhe ia hidhnin fajin njëri-tjetrit.

Ndërsa prokuroria insistonte se viktima ka kundërshtuar me forcë përdhunimin dhe dy të rinjtë e vranë për t'i mbyllur gojën.

 Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. 

Dy të akuzuarit për vrasjen e Eleni Topaloudit nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 20/05/2022 13:21

    Kjo është drejtësi! Na pëlqen apo jo greku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?



×

Lajmi i fundit

John

Përleshje e dy grupeve shqiptare në aeroportin e Perugias në Itali! 8 persona të arrestuar, momenti kur qëllohen me grushta e shkelma (VIDEO)