Përditësimi më i fundit i WhatsApp do të sjellë avatarë të personalizuar në aplikacionin e njohur të mesazheve.
Përdoruesit në të dyja pajisjet Android dhe iOS do të jenë në gjendje të krijojnë karakteret e tyre virtuale 3D dhe t’i vendosin si foto profili.
“Ne po sjellim avatarë në WhatsApp. Tani mund të përdorni avatarin tuaj në biseda. Më shumë stile vijnë së shpejti në të gjitha aplikacionet”, shkroi CEO i Meta Mark Zuckerberg. WhatsApp dha më shumë detaje rreth veçorisë së re në një postim në blog duke pretenduar se ato do të rrisin privatësinë dhe personalizimin.