Akuzave të Gazment Bardhit se nuk sjell Ramën në Kuvend për interpelancat e kërkuara nga opozita dhe thirrjes së tij për t’u tërhequr, Peleshi iu përgjigj se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje të Kushtetutës. Madje, tha se përdor Kushtetutën me të cilën Bardhi e ka goditur dhe ai e kapi në ajër. Ndërsa i la 10 minuta kohë Bardhit për t’u shprehur para Kuvendit, i dha masën disiplinore të tërheqjes së vëmendjes për fjalorin.

“Së pari, tonaliteti nuk ju bën të keni të drejtë. Shkundja me dorë gjithashtu nuk ju jep të drejtë. Më ke qëlluar ti në ditën e parë me Kushtetutën dhe unë e kapa në ajër, atë përdor. . 26 interpelanca janë zhvilluar dhe do zhvillohen gjitha interpelancat, që janë konform ligjit.  Nuk ka asnjë thyerje ligji, interpelanca me kryeministrin i delegohet ministres së Shtetit dhe Parlamentit. I jam përmbajtur ligjit. Me shkrim ju kam çuar raportin në përgjigje të të gjitha shqetësimeve tuaja dhe e di që mund të jetë e hidhur kur shifrat përballen me shifrat, por kjo është demokracia. Lidhur me interpelancën e kërkuar, nuk ka shkelje të rregullores, larg qoftë të Kushtetutës sepse je njoftuar brenda orarit të punës dhe keni kërkuar të shpreheni 10 minuta. Fjalën tuaj këtu do ta zhvesh nga gjithë përmbajtja politike dhe po e marr si kërkesë për t’u shprehur këtu 10 minuta. Nuk është provokim, përkundrazi po u shmangem. Për fjalor jo parlamentar, merrni masën disiplinore tërheqje vëmendjeje”, tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Çështje nën hetim nga SPAK! Bardhi: S’ke guxim të sjellësh Ramën