Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit

Dy shtetas shqiptarë që përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex janë dënuar me burg.

Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena 37 vjeç, u shpallën fajtorë nga Gjykata 'Southwark Crow' në mars të këtij viti.

Dyshja u dënuan me një total prej pesë vjet e dy muaj burg, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi tetë-vjeçar, të ndërmarrë ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në emigracionin e paligjshëm, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe falsifikim dokumentesh.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!