Përdorimi i biçikletës, ja përfitimet që sjell për shëndetin tonë

Përdorimi i biçikletës, ja përfitimet që sjell për shëndetin tonë

Përdorimi i biçikletës është padyshim një nga metodat më ekonomike dhe të shëndetshme për të qarkulluar në rrugë dhe është mjaft e rëndësishme për një mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar.

Përdorimi i këtij mjeti, sa ekonomik aq edhe i dobishëm, na bën mirë të gjithëve dhe ka disa avantazhe: është një aktivitet fizik i moderuar, i dobishëm për shëndetin dhe mjedisin; zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarkteve dhe diabetin e tipit dy; ul prevalencën e obezitetit; ruan dhe rrit forcën, përkulshmërinë, rezistencën dhe densitetin e kockave.

Gjithashtu, përdorimi i biçikletës zvogëlon rrezikun e rrëzimeve në moshën e tretë; përmirëson shëndetin mendor dhe humorin, lehtëson simptomat e depresionit, si stres dhe ankth, rrit masën muskulore; forcon muskujt duke zvogëluar mundësinë e një rrëzimi, forcon strukturën kockore në tërësi dhe ndihmon për të qenë më të fortë fizikisht; zhvillon aftësitë e fëmijëve për t’u socializuar, krijon një imazh vetjak pozitiv te gratë, vetëvlerësim te fëmijët dhe të rriturit, si dhe përmirëson cilësinë e jetës.

Tashmë është e vërtetuar se aktiviteti fizik pasohet me sjellje të shëndetshme, si ushqyerja shëndetshëm, mospirja e duhanit, dhe mund të përdoret për të arritur ndryshime të tjera të sjelljes në lidhje me shëndetin.

Përhapja e përdorimit të biçikletës, e cila është shumë e dobishme si në aspektin mjedisor e shëndetësor, ashtu edhe në aspektin social, është mjaft e rëndësishme për një mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave