Kryeministri Rama iu adresua edhe përdorimit të fishekëve të gomës në disa raste nga policia kundrejt protestuesve. Ai shpjegoi se kjo erdhi pas sulmit me zare metalikë nga protestuesit. Sa për daljen e RENEA-s në terren, tha se është detyrë e forcës në momentin që ka kërcënim.
“Efektivi i policisë mori zarin metalik këtu, iu ça nofulla. Shoku e largoi kriminelin që qëlloi me saçme. Shikoni policinë në Francë që gjuajnë me plumba gome. RENEA ka detyrë të dalë në momentin kur ka kërcënim, del kur luhet edhe një ndeshje futbolli Shqipëri-Serbi, ç’do të thotë kjo? Doli dhe do të dalë, nuk diskutohet. Do të shtrëngohet rrethi ndaj atyre me maska, e ka edhe ligji që nuk mund ta fshehësh identitetin”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Protestat, Rama: Jam përpjekur për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak!’ Të maskuarit s’janë studentët, kriminelët gurë policëve për t'u nxjerrë sytë











