Përdorimi i kortizonit gjatë COVID shtoi diabetikët! Endokrinologia: Te fëmijët është shtuar tipi 2

TIRANË- Përdorimi i kortizonit pa kriter tek pacientët e infektuar me COVID, ka shtuar ndjeshëm rastet me diabet. Mjekja endokrinologe, Luftime Bruka thotë për Report Tv se shifrat që nga fillimi i pandemisë janë shqetësuese.

“Me periudhën që kaluam, një ndër shkaqet që jepte problematikat tek pacientët që kalonin COVID, ishte diabeti. Gjatë kohës së COVIDI mori përmasa galopante. Një ndër shkaqet ishte përdorimi i kortizonëve tek pacientët. Kemi pasur raste pa fund dhe problematike. Kortizoni ishte një ndër shkaqet kryesore që shkaktoi diabetin tek personat me COVID. Edhe stresi shtoi pacientët. Pacientët duhet të kenë kujdes me dietën, aktivitetin fizik”, tha Bruka.

Shkak i rritjes së numrit të diabetikëve sipas mjekes Bruka është jetesa jo e shëndetshme, ndërsa problematik mbetet shtimi i rasteve të diabetit tek fëmijët.

 “Dieta është kryesorja. Duhet ditë rigoroze, e shëndetshme. Duhet të ketë kujdes një person që ka një të afërm diabetik. Kur ne nuk kemi një jetë të shëndetshme, duhet ekzaminimi. Diabetin tek fëmijët e kemi tip1 dhe tip2. Më përpara kemi pasur vetëm diabetik tip1. Në diabetin tip1 është pankreasi që prodhon insulinën. Ndërsa në diabetin tip2, insulina prodhohet nga pankrasi, por nuk prodhohet aq sa duhet. Obeziteti është një ndër shkaqet kryesore, keq ushqyerja, mungesa e aktivitetit fizik. Është për të ardhur keq se fëmijët kanë harruar aktivitetin fizik. Gjatë verës pacientët duhet të kenë kujdes në konsumimin e frutave”, tregon mjekja.

Bruka tregon se edhe nëse nuk kemi shenja, ekzaminimi është i nevojshëm pasi diabeti mund të jetë i fshehur.

“Diabeti është sëmundja e shekullit. Nuk ka moshë. Do përkujdesje të veçantë sepse diabeti prek të gjitha organet. Një pacient që ka tharje goje, pi shumë ujë, bie në peshë, ngrihet natën. Këto janë shenjat më madhore. Duhet të drejtohet tek mjeku. Një person që ka rritje të glicemisë mbi norma duhet të paraqitet tek mjeku. Normat janë 80 deri në 100 dhe mbi 140 me ushqim. Një person që ka këto vlera duhet të paraqitet tek mjeku. Klinika është kryesore. Ka persona që vijnë në stad të avancuar të diabetit. Kryesor është ekzaminimi”, shtoi ajo.

Diabeti është një sëmundje kronike që shfaqet kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur trupi nuk mund ta shfrytëzojë në mënyrë efikase insulinën e prodhuar nga pankreasi. Disa nga simptomat kryesore janë: Etja e shtuar, urinimi i shpeshtë, shtim oreksi që shoqërohet me humbje peshe, lodhje kronike, shikim i mjegullt e shumë shqetësime të tjera. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 16/08/2022 14:28

    Mjer ai pacient qe bie ne doren tuaj

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 16/08/2022 13:51

    Na lodhet me keto shkrimet per covid. Cdo disa muaj bje alarmi per variante te rinj. Nderkohe kompanite farmaceutike fitojn miliarda dollare nga populli i shkrete. A thua se gripi nik ka ekzistuar me pare. (Kaq e lehte eshte te besh propagand kunder vaksines, edhe pa e sulmuar ate ne menyre direkte. Eshte gjithmon me efikase qe sulmin ndaj vaksinimit dhe perforcimin e teorive konspirative ta bejm ne menyre indirekte. Mos valle ju mendoni se eshte rastesi qe Shqiperia ka nje prej niveleve te vaksinimit me te ulta ne Europe?! Rraca turkoshqiptare duhet shuar… Kjo nuk eshte thjesht hakmarrje per Vorio Epirin por edhe nje detyrim per patriotet helen sepse mos harroni qe jemi ende zyrtarisht ne lufte! <——Keshtu mendojn dhe veprojn trushplaret me origjine shqiptare nga zonat ku agjentura dhe kisha greke ka kryer asimilim para nje shekulli. Jane mbushur me urrejtje antishqiptare deri ne palce… Viktima te manipulimit me grotesk ne kontinentin e Europes, kthyer ne vampira virtual qe kerkojn gjak, trazira, percarje, zhdukje ne emigrim dhe deshperim ne cdo qelize te Shqiperise. Por ndonjehere, ne propagand e siper, gabojn dhe te tregojn pa dashje origjinen e tyre nga zonat e deklaruara si minoritare.)

    Përgjigju
  • Berti: 16/08/2022 13:34

    E vertet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Momenti kur molotovet hidhen drejt derës së bashkisë, dëgjohen shpërthimet, shikoni flakët

VIDEOLAJM/ Momenti kur molotovet hidhen drejt derës së bashkisë, dëgjohen shpërthimet, shikoni flakët