Përdorimi i raketave të avancuara nga Rusia, sinjal për Perëndimin

Përdorimi i raketave të avancuara nga Rusia, sinjal për Perëndimin

Raketë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi përdorimin nga ana e Rusisë të një rakete të re, të shpejtë dhe të fuqishme, për të sulmuar qytetin e Dnipros të enjten. Ai e quajti atë një "aventurë bërthamore" dhe një përshkallëzim të fortë të luftës.

Sulmi ka rritur frikën për një fazë të re e të rrezikshme të luftës. Në një fjalim të tij më vonë, Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi.

Zoti Zelenskyy e cilësoi sulmin si një shenjë të strategjisë më të gjerë të Moskës, duke thënë: "Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si një terren provash për armët që kërcënojnë botën".

Komentet e tij nënvizuan alarmin në rritje në Kiev për dislokimin e sistemeve të avancuara raketore ruse kundër objektivave civile.

Në fjalimin e tij, zoti Putin e cilësoi përdorimin e raketës ‘Oreshnik’ me aftësi bërthamore, si një provë rutinë brenda konfliktit.

"Federata ruse testoi një raketë balistike me rreze të mesme, të njohur si Oreshnik, gjatë operacionit të saj në Ukrainë", tha ai.

Ai ofroi pak detaje teknike rreth sulmit. Analistët thanë se përdorimi i raketës dhe fakti që zoti Putin e pranoi sulmin, duket se synojnë t'i tregojnë NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara aftësitë ushtarake të Rusisë.

Kjo shënoi herën e parë që Rusia pranon hapur përdorimin e një rakete të tillë gjatë luftës.

Ish-ambasadori i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara Valeriy Chaly, e cilesoi sulmin si një "fazë të re" të agresionit rus. Duke folur për Zërin e Amerikës ai theksoi se sulmi nuk ishte vetëm një sfidë për Ukrainën, por edhe për aleatët e saj perëndimorë.

"Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën", tha zoti Chaly. “Është një sfidë për sistemin evropian të sigurisë dhe për Shtetet e Bashkuara. Moska po sinjalizon gatishmërinë e saj për t'i përshkallëzuar tensionet në mënyrë dramatike për të ndikuar në Perëndim”.

Ai tha se përgjigja ndaj sulmit “duhet të jetë e qartë, e bashkuar dhe vendimtare – çdo gjë më pak, rrezikon të inkurajojë Rusinë dhe të rrezikojë sigurinë globale”.

Udhëheqësit perëndimorë e dënuan sulmin. Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi atë "të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm", ndërsa zëdhënësi i Çështjeve të Jashtme të BE-së, Peter Stano, e cilësoi atë si një "përshkallëzim domethënës" të taktikave të Rusisë./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar