Përdorimi i antibiotikëve pa kriter/ Mjeku infeksionist: Marrja e barnave pa recetë sjell dëme serioze për shëndetin

Përdorimi pa kriter i antibikotikëve është kthyer në një problem shqetësues në vendin tonë. Kjo për faktin se përdorimi i panevojshëm rrit imunitetin e mikrobeve në trup dhe në rast sëmundjesh ato janë të paefektshme. Mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë për Report TV se në spital po paraqiten shumë raste kur përdorimi i tepërt i antibiotikëve vë në vështirësi kurimin.

Është krijuar ideja që antibakteriali apo antibiotiku është një preparat mrekullibërës dhe që duhet përshkuar për këdo. Dihet që në këtë periudhë të vitit 60% deri 70% e infeksioneve janë të karakterit viral. Antibakterialët nuk janë preparate që luftojnë viruset por luftojnë mikroorganizma të përcaktuara. Pra, ka një tendencë të keqpërdorimit të antibiotikëve.Do të vijë një kohë që ne do ta kemi të pamundur të luftojmë mikrorganizmat, për shkak se antibiotikët do të bëhen gjithnjë e më pak të vlefshëm.

Tritan Kalo, mjek infeksionist

Sipas Kalos, shqiptarët janë të dytët në Europë për përdorimin masiv të antibiotikëve.

 Shqiptarët kanë një dashuri të madhe për medikamentët dhe mbas Francës jemi populli i dytë, në Europë që kërkojmë shumë  medikamente.

Tritan Kalo, mjek infeksionist

 

Problem sipas mjekut infeksionist është lëshimi i antibiotikëve pa recet nga farmacitë.

Farmacistja nuk është në gjëndje të japë atë që duhet në sasine duhur duke mos pasur para vetes të sëmurin", u shpreh mjeku Kalo.

Nga ana tjetër, farmacistët thonë se po bëjnë çmos të mos japin antibiotik pa recetë por përballen me insistimin e qytetarëve.

Ne mundohemi të sensibilizojmë çdo rast, dhe ti paraqesim atyre dëmet dhe të mirat që ka antibiotiku për të gjithë popullatën.

Farmacisti

Vitet e fundit OBSH ka ngritur alarmin edhe për mosprodhimin e antibiotikëve të rinj, për shkak se tregu faramaceutik është përfqëndruar më tepër tek prodhimi i medikamenteve të tjera virale apo antidepresiv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku