Përdoruesit e Facebook gjenerojnë një impakt ekonomik global me vlerë prej 227 miliard $

/ATSH/- Nëse mendoni se Facebook është vetëm ai rrjeti social përmes të cilit ju mund të ndanit një status, një foto ose një video me miqtë tuaj, atëherë e keni gabim. Aktualisht ju po kontribuoni në ekonominë botërore thjesht duke qenë pjesë e shërbimit të gjigandit të rrjetit social.

Sipas një raporti të ri ndërtuar nga Facebook udhëhequr nga Deloitte (kompania britanike e shërbimeve profesionale), rrjeti social ka një impakt global në ekonomi i cili llogaritet në vlerën e 227 miliard dollarëve duke krijuar në mënyrë indirekte 4.5 milion vende punë vetëm në 2014.

"Nga hulumtimi ynë, mund të vërejmë sesi Facebook luan një rol të rëndësishëm në ekonominë globale duke krijuar mundësi të reja nga ndërtimi i marrëdhënieve mes bizneseve dhe individëve për të sjellë njëkohësisht shembjen e barrierave të reklamimit dhe stimulimit të inovacionit," tha Joylon Barker, shefi i divizionit të teknologjisë, medias dhe telekomunikacionit pranë Deloitte.

Deloitte thotë se Facebook gjeneron një aktivitet ekonomik përmes mjeteve të saj të marketingut dhe jo vetëm por edhe përmes platformave të saj të aplikacioneve. Mos të harrojmë edhe faktin se përdoruesit për të aksesuar rrjetin social u duhet të konsumojnë shërbime të internetit dhe të të dhënave.
Impakti më i lartë vihet re në Amerikën e Veriut me një aktivitet ekonomik me vlerë prej 104 miliard dollarësh, ndjekur nga Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika mes 64 miliard dollar në total së bashku.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)