Blerja më e bujshme për momentin e Realit të Madridit këtë edicion është prezantuar në ‘Santiago Bernabeu’ nga presidenti Florentino Perez.

Isco është futbollisti i radhës pas Bekamit dhe Ozilit që do të mbajë numrin 23 mbi shpinë te Reali i Madridit këtë edicion.

Mesfushori i taneltuar është prezantuar në praninë e 8 mijë tifozëve të Realit në stadium nga stafi drejtues.

Në fjalën e tij përshëndetëse në stadium, Isco deklaroi se “Për një futbollit nuk ka dicka më të lumtur në karrierë se sa të luaj me një ekip të madh si Reali i Madridit.

Falenderoj presidentin për insistimin për të vija këtu dhe tifozët për mikpritjen e mrekullueshme. Mbi të gjitha falenderoj edhe familjen për mbështetjen.

Uroj që të  fitoj sa më shumë trofe me këtë fanellë dhe këtë  ekip legjendarë në Spanjë dhe botë.



d.b/shqiptarja.com