Presidentin i Real Madrit, Florentino Perez, ka insistuar se nuk ka probleme mes lojtarëve në skuadrën e tij dhe trajnerit Murinjo.
Në konferencën për shtyp ai ka mohuar zërat për largimin e trajnerit në verë.
“Unë nuk jam këtu për të folur për Iker, por vetëm të mohoj informacionin që ka dalë këtë mëngjes. Unë nuk kam folur me Mourinjo, unë kam ardhur këtu nga vetja.
Shtypi nuk mund të luajë me një institucion si Real Madrid”.
“Kjo është absolutisht e pavërtetë që liderët e ekipit të kenë thënë dicka negative për trajnerin. Asnjë ultimatum nuk është lëshuar nga Kasiljas apo Ramos.
Niveli i përgjegjësisë së kapitenëve është i papajtueshëm me këtë informacion.”
Informacioni i publikuar sot (Enjte) është një gënjeshtër e pastër dhe ky është një sulm i rëndë kundër klubit.”
“Unë kam shumë respekt për shtypin dhe dëgjoj gjithmonë kritika, pavarësisht nëse unë mendoj se është e drejtë apo jo.
Por ka kufij që duhet të respektohen. Kjo është një cështje seroize.
Ky nuk është një thashethem i përditshëm, me kë firmosim apo kë shkarkojmë, kjo ka të bëjë me etikën.”
Ndërkohë që tekniku portugez më përpara i kishte mohuar zërat rreth kësaj cështje duke thënë se njerëzit janë duke u përpjekur për të krijuar polemika që nuk ekzistojnë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com