Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez po përgatit një goditje të dyfishtë në merkato e verës për ta afruar në “Santiago Bernabeu” dy nga futbollistët më të mirë të momentit në botë.

I pari është dëshira e vjetër David Silva, fantazisti i ekipit kombëtar spanjoll , por edhe i Sitit.

Marrëveshja duket e vështirë që të arrihet, por në lojë mund të futet edhe sulmuesi Higuanin.

Lëvizja e Higuaninit i hap rrugë blerjes tjetër të madhe të Radamel Falcao.

Kolumbiani ka treguar një formë të jashtëzakonshme me Atletikon e Madridit duke tërhequr vëmendjen e disa menaxherëve nga

Spanja në Angli dhe Itali. Dy transferimet mund të kapin një numër treshifëror në euro nëse do të realizohen.

Dylber Balla