Presidenti i ekipit të Realit të Madridit deklaron se nuk do të shiste Ronaldon as edhe për 1 miliardë euro nëse do t’ia ofronin. Sipas tij Ronaldo do të mbyllë karrierën në Spanjë dhe për ta mbajtur do të bënte cdo gjë. “Do të përdor çdo mjet që kam në dispozicion për të rinovuar kontratën me Ronaldon.
Ai është lojtari më i mirë në botë dhe duam që me rinovimin e tij t’i japim një shtysë të re ekipit, pasi ai është një lider për këtë grup. Ne nuk jemi një klub që shesim dhe për Ronaldon nuk do të pranoja as 1 miliardë Euro. Më pëlqen që ai ta mbyllë karrierën këtu. Ky është klubi i duhur për të pasi Reali i Madridit ka si objektiv të përvitshëm vetëm sukseset“ deklaron Perez. Murinjo?
“Mourinho ishte i pakënaqur nga rezultatet e arritura por unë mendoj se ai ka bërë një punë pozitive me skuadrën. Në Madrid duhet të jetosh me një presion konstant por e rëndësishme është që të përmirësohesh ditë pas dite. Mourinho nuk e ka dëmtuar aspak imazhin e skuadrës sepse ai i dha një titull kampion, por nuk mund të them se u treguam të padrejtë me të” tha Perez.
Por cfarë do të ndodhë me bankinën kuqezi, kush do të drejtojë Realin edicionin, tjetër dhe a do të jetë ai Anceloti? Nuk kemi kontaktuar akoma me Ancelotin. Mund të kujtoj vetëm që e kemi kërkuar si në vitin 2005 ashtu edhe në vitin 2009 dhe ajo që po thuhet këto ditë nuk është e vërtetë. Shumë shpejt do të merrni vesh edhe emrin e ri të trajnerit” përfundon bossi los blankos.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com