Zërave për largimin e Ozil nga Reali i Madridit u është përgjigjur i pari presidenti i ‘Los Blankos’, Perez duke akuzuar fantazistin për mungesë serioziteti dhe kërkesa të pamundura për rinovimin e kontratës së re që ishte parashikuar deri në vitin 2018.

“Kur  biseduam për rinovimin ne i ofruam një kontratë me 6.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2018 Mesut Ozilit. Por ai kërkonte 2 mln më shumë.

Mos gjetja e gjuhës dhe mungesa e seriozitetit nga lojtari na detyruan të pranonim ofertën e Arsenalit për 50 milionë euro.

Mesut Ozil nuk ishte një futbollist profesionist pasi kishte obsesion femrat. Dilte natën pa fjetur për orë të tëra” përfundon Perez. Tashmë pritet reagimi i Ozil.


d.b.shqiptarja.com