PRISHTINË, 10 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Përfaqësues të lartë të Kryeministrisë dhe ministrive të Shqipërisë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, kanë vizituar edhe Mitrovicën, ku janë pritur sot nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri.
Sipas njoftimit të sapodërguar, kryetari Bahtiri fillimisht i njoftoi zyrtarët nga Shqipëria për gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe politike në komunë. Ai tha se Mitrovica është duke u përballur me gjendje të vështirë politike dhe ekonomike, por po bëhen përpjekje për t`i tejkaluar ato.
Eralda Çuni, këshilltare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tha se takimet e këtilla janë tejet të rëndësishme."Ne si qëllim kryesor kemi që të bisedojmë se cilat janë mundësitë që diaspora të filloj të investoj në vendlindje", citohet ajo në njoftim.
Bahiri tha se është me rëndësi që diaspora të filloi të investoj në Kosovë, gjë që do të kishte ndikim pozitiv. "Unë kam ardhur nga Perëndimi me një qëllim të vetëm të punoj për qytetarët e Mitrovicës. Tani jemi duke u përpjekur që ekonominë në Mitrovicë ta rimëkëmbim", tha ai.
Takimet të rëndësishme i ka vlerësuar edhe Mirlinda Boshnjaku, këshilltare e zv/kryeministrit. Ajo tha se shpreson që edhe në të ardhmen do të ketë takime të tilla që shërbejnë për bashkëpunim më të madh në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik në komunë, Nysret Maxhera, tha se Mitrovica ofron shumë mundësi për investime./a.g/
/Shqiptarja.com