Përfaqësuesi i 'Foltores' Berisha në 'Repolitix': Më 11 dhjetor shkarkojmë Bashën dhe zgjedhim kryetarin e ri! Do marrim në administrim selinë blu

Në Report Tv këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga, temë diskutimi ishte kriza në PD, teksa na ndajnë tre ditë nga Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Të ftuar në studio ishin opinionisti Arben Meçe, ish-anëtari i Kryesisë së PD Gent Malko, përfaqësuesi i 'Foltores' së Berishës, Indrit Hoxha dhe gazetari Ylli Pata.

Përfaqësuesi i 'Foltores', Indrit Hoxha tha se nesër është takimi i fundit para datës 11 të Kuvendit Kombëtar të PD. Ai deklaroi se 'Foltoret' do të vijojnë edhe pas Kuvendit ndërsa me dije se do të ketë dhe rreth 90 'Foltore' të tjera. Sakaq, ai tha i prerë se më 11 dhjetor Basha do shkarkohet dhe do zgjidhet një kryetar i ri dhe do marrin nën administrim selinë blu.

"Të qënit në opozitë do të thotë të jesh në fushatë gjatë gjithë kohës për të treguar projektin politik të PD dhe alternativën qeverisëse të së nesërmes. Më 11 dhjetor ka një Kuvend të thërritur nga anëtarësia e delegatëve të PD. Me shumë mundësi Kuvendi do mblidhet në 'Air Albania', në varësi të motit, nuk janë totalisht gjërat në dorën e organizatorëve. Shumë e turpshme sa e ka çuar Basha numrin e anëtarëve të Kuvendit që janë rreth 7800 delegatë. Nuk ndodh në asnjë parti europiane të ketë një Kuvend me 7800 delegatë dhe s'ka sallë në Shqipëri që të mbaje 7800, prandaj u mendua 'Air Albania' që çdo delegat të marri pjesë, të propozojë. Do ketë një transparencë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit të mandateve të delegatëve dhe transparenca për prezencën e delegatëve që do marrin pjesë te 11 dhjetori, një spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite."-tha Hoxha.

Më tej ai bëri me dije se Kuvendi do nisë rreth orës 10 paradite por mund të vazhdojë në varësi të propozimeve dhe theksoi se në disa nga propozimet është i ashtuquajturi 'Neni Basha', pra kush humbet zgjedhjet e përgjithshme nuk duhet të jetë drejtues i PD, kur humbet zgjedhjet lokale mund të propozohet versioni për tu votëbesuar nga anëtarësia, vendim të cilin e ka thënë dhe Berisha në 'Foltoret' e tij.

"Do kthejmë primaret, krijimi i fraksioneve, do shpërndajmë dhe një kartë për dashamirësit e PD dhe votuesit tradicionalë të PD që të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në çdo nivel politik."-tha ai.

Pyetjes nëse do hidhet në votim shkarkimi i strukturave, tha se do votohet shkarkimi i Lulzim Bashës.

"Kuvendi ka kompetencë të shkrijë PD-në. Por para se të dalim te shkarkimi do propozojmë disa ndryshime të tjera në statutin e partisë që kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë. Është vota që do vendosë. Kryesia është ilegjitime se ka 15 persona të zgjedhur me votë, ndërsa 26 te tjerë janë rrogtarë që nuk dihet ku e marrin rrogën, rrogtarë të Bashës. Do hedhim në votim riorganizimin total të Partisë Demokratike."-tha Hoxha.

Opinionisti Arben Meçe deklaroi se filozofia e gjëse sipas atyre të 'Foltores' është që 'ne jemi shumica dhe bëjmë çfarë na ka qejfi ne'.

"Debati që po zhvillohet tani është që janë apo s'janë shumica. Këta s'mund të shkojnë në kongrese pa legjitimuar përpara se të bëhet. 'Do ketë' është pak e debatueshme sepse një institucion mblidhet dhe nuk vendos për veten e vet. Në debat është nëse ky institucion do mblidhet ose jo. Nuk ka sens që ne do mblidhemi dhe do legjitimojmë veten tonë. Këtë e kanë kapërcyer, kanë thënë se ne në Kuvend do bëjmë verifikim e mandateve, por s'bëhet, vetëm kur është deklaruar Kuvendi. Që kur nuk legjitimohet mbledhja e Kuvendit, automatikisht janë të debattueshme vendimmarrjet e Kuvendit. Çdo proces që sështë i legjitimuar, çdo vendimmarrje është deilegjitime. Foltorja e Berishës po dominon sot PD-në. Brenda logjikës që u trajtua ishte, ne do vijmë më 18 në Kuvend, se jemi shumicë, duke qenë shumicë e implementon dhe e bën pjesë të 18-ës. Partia qendron solide dhe debati qendron brenda partisë."-tha Meçe.

Për ish-anëtarin e kryesisë së PD, Gent Malko, tha se teknikisht nuk ka asnjë mundësi që atë ditë të zgjidhet kryetari i ri. Ai theksoi se duhet të ketë një garë të ndershme dhe të barabartë.

"A do bëjnë garë kandidatët apo jo? Nuk besoj se ndodh dhe nuk do merrem me detaje teknike. Është një ismbolikë, Kuvendi zhvillohet më datë 11, duke ju referuar themelimit të PD. Më vjen në mëndje se më 11 lindi, më 11 vdes, kështu duket. Kuvendi i datës 11 mendoj që është data e vdekjes së PD, asaj PD-je siç e shohim ne sot. Do prodhojë copëza, por data zyrtare e vdekjes mendoj se do jetë kjo datë e lindjes."-tha Malko.

Sa i përket firmave të delegatëve, tha se ka një antikap.

"Do vijnë delegatët, si rregull do duhej legjitimimi i kuorumit. Si rregull këtë legjitimim, verifikim e bën komisioni i madateve, komision që nuk e kemi. Komisioni i madateve do krijohet pasi njerëzit të jenë mbledhur se s'kanë mjet tjetër pasi njerëzit kanë ardhur do bëhet."-deklaroi Malko.

Gazetari Ylli Pata tha se ai që shkon te Kuvendi i 11 dhjetori nuk shkon tek ai i thirrur nga Basha më 18 dhjetor.

"Ai që shkon më 11, nuk shkon më 18. Kuvendi i 18-ës ka aspektin e favorit të kohës që do shohë kush do jetë te 11-ta dhe do marrë masa."-tha Pata.

Ai theksoi se Berisha me 'Foltoren' se është shumë punëtor, ndërsa nga krahu tjetër nuk punon njeri.

Një ndërhyrje pati edhe nga përfaqësuesi i 'Foltores' i cili komentoi deklaratën e Bashës i cili ka thënë sot se PD dhe ai janë të përgatitur për çdo situatë.

"Peng i Ramës është ai, nuk e vendosin në diskutim demokratët këtë."-tha ai.

Hoxha theksoi se do marrin në administrim të gjithë selinë e PD në bazë të një protokolli, dhe do ketë një leksion demokracie më 11 dhjetor pas shkarkimit të Bashës.

"Do jetë një ditë feste se do çlirohet opozita dhe Partia Demokratike."-deklaroi Hoxha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 08/12/2021 16:07

    Ne rast se merrni seline e Shqupit me dhune ,ta dini se nuk do ket nderkombetar tju njohi si parti dhe ky do jete fundi i Saliut dhe i juaji.E vetmja rruge eshte nje anetar nje vote per kryetarin dhe jo vetem delegatet

    Përgjigju
  • Ilir: 08/12/2021 01:53

    O sa Rr.K. eshte ky foltoristi.Ka qene i persekutum familjarisht i shkreti,gjynof.Tani,e ka more n'qafe Pd-ja,si Sala, si Luli dhe tani perseri Sala.

    Përgjigju
  • Birish: 08/12/2021 00:45

    Margarita Kostaqi, kolegia e (mesuesja e moglit te Vici Dolit), lexoje, degjoje , amin po e kuptove! Ta gezoni fituesin, Ju per vete, JO Shqiptaret

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 07/12/2021 23:33

    Policia dhe mire eshte te vijne marinsat anerikane te rrethojne sallen ku do te mbahwt i ashtuquajturi Kuvendi i 11 Dhjetorit e ti zene si minjte

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 07/12/2021 23:24

    Sali Berisha do te zgjidhet kryetar i PD ne 36 Gusht 2022

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë