Përfaqësuesi i lartë i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd mbërrin në Kosovë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd mbërrin në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një noftimi për mediae, ka konfirmuar që përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka arritur në Kosovë.

“Mirosllav Lajçak u mirëprit me të ardhur në aeroportin Ushtarak të Prishtinës nga Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova dhe nga Komandanti i misionit të NATO-s KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Gjithashtu është paralajmëruar se gjatë ditës së martë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak do t’i takojë krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Më herët, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar që Lajçak do të diskutojë me krerët institucionalë të Kosovës për modalitetet rreth rinisjes së bisedimeve si dhe do të sjellë datën për rinisjen e këtij procesi.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e BE-së ka nisur në vitin 2011. Ky dialog u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi Kosova vendosi një taksë 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë u pasua me reciprocitet, por në fillim të muajit qershor, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin, me qëllim që t’i jepej shans rinisjes së dialogut.

Në fillim të muajit prill të këtij viti, Miroslav Lajçak u emëruar si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare