Përfaqësuesi i qeverisë greke drejtuar Erdoganit: Ne nuk provokojmë! Propaganda turke nuk bind askënd! Greqia faktor stabiliteti

Përfaqësuesi i qeverisë greke drejtuar Erdoganit: Ne nuk provokojmë! Propaganda turke nuk bind askënd! Greqia faktor stabiliteti

Janis Economou

GREQI- Përfaqësuesi i qeverisë greke Janis Economou deklaroi gjatë ditës së sotme se “sado që  presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe lidershipi turk përpiqen që me propagandë e kërcënime të panikojnë e tmerrojnë, Greqia mbetet një faktor stabiliteti dhe se “ajo mbetet e vendosur në çështjet që lidhen me sovranitetin kombëtar”.

Economou iu referua kërcënimeve të presidentit turk dhe shtoi se të gjithë e kuptojnë se "pretendimet e tij janë të pabaza dhe johistorike."

“Ne nuk provokojmë. Ne jemi faktor stabiliteti dhe paqeje, por jemi absolutisht të palëkundur në çështjet e sovranitetit kombëtar dhe jemi absolutisht të aftë të menaxhojmë çdo kërcënim në mënyrë efektive”, tha ai.

Kujtojmë se presidenti turk, duke folur për raketën balistike Tayfun që Turqia testoi ditët e kaluara, tha dje se "Turqia po forcon sistemet e mbrojtjes ajrore, raketat, të blinduara...” Lideri turk tha se Turqia po përpiqet të kalojë në një nivel tjetër, me risitë teknologjike, duke i treguar botës guximin dhe vendosmërinë e tyre duke pasur tashmë dhe raketat  “Tayfun”.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë