Një studim i publikuar në konferencën vjetore të "Shoqërisë Britanike Psikologjike në Brighton", zbuloi se fëmijët, nënat e të cilëve kishin marrë acid folik gjatë shtatzanisë, ishin më në gjendje të shprehnin emocionet e tyre, të ndërtonin marrëdhënie më të forta dhe të përballonin pengesat deri në moshën shtatë vjeçare, shkruan e përditshmja “The Sun”.
Acidi folik gjendet më së shumti në perimet e gjelbërta me gjethe, si spinaqi, rukola dhe në disa drithëra mëngjesore.
Udhëzimet gjinekologjike sugjerojnë që gratë të marrin 400 miligram acidit folik në 12 javët e para të shtatzënisë.
Udhëheqësi i studimit, profesor Tony Cassidy, nga Universiteti Ulster, tha për “The Sun” se: “Ka prova që shtesat e acidit të acidit folik të marra gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë mund të kenë efekte të dobishme në zhvillimin e trurit të fëmijëve.”
“Shumica e nënave shtatzëna e dinë se marrja e shtesave të acidit folik në tre muajt e parë të shtatzënisë është i rëndësishëm për zhvillimin e foshnjës”, shtoi Cassidy.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com