Përfitimi financiar, tetë lekë në
ditë, qeveria tallet me të verbërit

Përfitimi financiar, tetë lekë në<br />ditë, qeveria tallet me të verbërit
TIRANE - Ekzekutivi në ikje është kujtuar të bëjë një rritje të përfitimit financiar në adresë të personave me aftësi të kufizuara. Rritja është aq e vogël, sa mezi barazohet me një indeksim të thjeshtë me nivelin e inflacionit, ndërkohë që prej kohësh personat me aftësi të kufizuara kanë ngritur kërkesat e tyre për një rritje të ndjeshme të ndihmës nga ana e shtetit, përballë rritjes së shpenzimeve që janë të detyruar të përballojnë për shumë mallra e shërbime.
 
TË VERBËRIT

Masa e përfitimit të një qytetari shqiptar për shkak të verbërisë bëhet 11.100 lekë në muaj, theksohet në Udhëzimin e fundit të ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera.  Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit. Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2013 dhe parashikohet të përballohen me fondet e akorduara për vitin 2013 për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në programin “Mbrojtja sociale”, Udhëzimi nr. 8, datë 20.9.2012 i Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, shfuqizohet. Në këtë udhëzim të mëparshëm theksohej se masa e përfitimit për shkak të verbërisë ishte 10.850 lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit. Rritja është kështu në masën 250 lekë në muaj ose pak më shumë se 2 për qind.
 
INVALIDËT

Masa e përfitimit për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, nga ana tjetër, do të bëhet sipas të njëjtin Udhëzim ministror  9.750 lekë në muaj, ndërkohë që masa e përfitimit për kujdestarin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik bëhet 10.250 lekë në muaj.  Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë sërish nga 1 shtatori i vitit 2013. Me këtë rast, Udhëzimi nr. 9, datë 16.10.2012 i Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, shfuqizohet. Në këtë të fundit përcaktohej masa e përfitimit për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë 9.500 lekë në muaj dhe ajo e kujdestarit të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik 10.000 lekë në muaj. Rritja si për invalidin, ashtu edhe për kujdestarin e tij është po ashtu 250 lekë në muaj.
 
AFTËSIA E KUFIZUAR
Ashtu si në rastin e invalidvëe, edhe masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar bëhet 9.750 lekë në muaj, si për personat që i përkasin kësaj kategorie, ashtu edhe për kujdestarin e personit me aftësi të kufizuar.
Rritja mbetet gjithnjë e njejtë: 250 lekë në një muaj.

Shifra e rritjes është e barabartë me vetëm 8 lekë të reja në ditë për të gjitha kategoritë e përmendura më sipër. Por, edhe për pagesat e mëparëshme ka patur vonesa prej disa muajsh, të shoqëruara nga protesta të shpeshta të personave me aftësi të kufizuar.

Ndryshimi i pagesave për aftësitë e kufizuara me logo
(Në foto: Ndryshimi i pagesës për aftësinë e kufizuar (majtas), ndryshimi i pagesës për personin paraplegjik e tetraplegjik(djathtas)

Ndryshimi i pagesës për të verbërin dhe kujdestarin e tij me logo
(Në foto: Ndryshimi i pagesës për të verbërin dhe kujdestarin e tij)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin