Ahmet Balla, i shpallur në kërkim për mashtrim, u arrestua nga policia e Tiranës.

Ai akuzohet se i mori 21 000 euro një qytetari, me premtimin se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

40-vjeçari është dënuar me 6 vjet burgim nga Gjykata e Tiranës në vitin 2024, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Edhe paratë përmes mashtrimit, u morën në vitin 2024.

"Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin, në vitin 2024, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas, 21 000 euro, nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës", njoftoi Policia e Tiranës. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.