Enrik gjeometër, Xhenovefa mësuese, sot 92 dhe 80 vjeç, tregojnë  se me pensionet nuk iu dalin as 15 ditë. 32 vite që kanë lënë punën, të dy bashkë marrin 48 mijë lekë. Në vend të bonusit prej 5 mijë lekësh, miratuar të mërkurën nga qeveria, burrë e grua do të donin më tepër bonus mujor për ushqimin 

“Enrik Prenushi. 92 vjeç. 32 vjet në pension. Pensioni jonë, 15 ditë na shkonë. Nëse nuk kemi ndihmë tjetër, me ngrënë vetëm qumësht dhe bukë. Kjo shtesa për një muaj është teatro. Me këto çmime, bulmetrat janë bërë mos me u prek. Unë kam punuar gjeometër deri në 80 vjeç. Kam mbajtur një rezervë me ndihmu pensionet. 24 mijë marr pension. Pension, minimiumi duhet të jetë 40 mijë lekë. Pse nuk rrit pensionet, lëmoshë”, tha i moshuari.

“Jam Xhenovefa Prenushi, 80 vjeç. Është shtresë e pa përfisllshme. Kemi punuar një jetë të tërë, dhe me këto pensione janë qesharake. Kam punuar mësuese. Në zona të vështira. Jemi të indinjuar me trajtimin e kësaj shtrese. Kam 28 vjet në pension. Dhe tani më është bërë 24 mijë lekë. As 10 ditë me dash me jetu me standarte. Një pjesë e mirë e pensionit shkon për ilaçe. Bonusi është qesharak, një lëmoshë e turpshme. Të bëhet si jashtë, ku pensionistëve ju japin bonus ushqimi”, tregoi e moshuara. 

Ashtu si Enriku dhe Xhenovefa, të tjerë pensionistë tregojnë se paratë nuk ia dalin të mbyllin muaj. Kanë shpenzime, nga ushqimi tek ilacet, dhe bonusi nuk iu duket asgjë përballë faturave të fryra.

“Ne sikur të na japësh 1 milion në muaj janë pak. Sa më shumë aq më mirë”, tha një pensionistë.

“50 mijë lekë me çmimet që janë nuk shkon. Nuk e mban robin pensioni në Shqipëri. Me çmimet që janë nuk mjafton. Është lëmoshë e paktë”, tha një tjetër

“Unë 10 mijë lekë pension marr. Ja më dha këtë muaj, po muajin tjetër çfarë do të bëj.

Shpërblimi në shifrën 5 mijë lekë do t’i jepet pensionistëve në muajin prill. Premtimi ishte bërë nga kryeministri Edi Rama dhe është kësti i parë nga vjelja taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë.